Këngëtarja shqiptare e hitit "Ku mbeti dashuria", Big Mama që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen e publikut me këngët e saj që kthehen menjëherë në hite, por edhe tipin e drejtpërdrejtë.

Big Mama ka qenë shumë e komentuar që pas ndryshimit drastik që pati në pamje, ku ra drastikisht në peshë. Që prej asaj kohe fotot seksi nuk munguan në profilin e këngëtares së njohur. Mirëpo siç duket ajo së fundmi ka vendosur që të mbulohet me shami.

Në një foto të publikuar nga vetë Big Mama, shfaqet në Dubai e mbuluar nga koka deri te këmbët. Bigu ka veshur një fustan të kuq deri tek këmbët, ndërkohë që kokën e ka mbuluar me shami.





