Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj, Robert Berisha, janë padyshim një nga çiftet më simpatik të cilët përherë tërheqin vëmendjen e mediave me jetën e tyre private dhe projektet e suksesshme muzikore.

Së fundmi Roberti ka qenë pjesë e një interviste për ‘Revistën Class’, ku ka treguar disa gjëra që askush nuk i dinte për këngëtaren seksi. Ai ka nxjerr zbuluar Norën dhe ka treguar një nga veset e saj që është i njëjti me atë të të gjitha femrave. Sipas tij Nora nuk është aspak korrekte në orar dhe madje është tip që nuk i bëhet vonë asnjëherë.

“Ka pasur raste që e ka pasur fluturimin në 10:00 të mëngjesit dhe është nisur nga shtëpia në orën 9:00. Duke i ditur rregullat që dy orë para duhet të jesh në aeroport, ajo niset në orën 9, arrin, hip në avion dhe shkon në koncert. Unë s’e kuptoj si ia del. Nuk është e saktë (me orën) për të dalë në ndonjë takim, darkë, dasmë, gjithmonë vonohet, kështu që kjo më ka penguar gjithmonë te Nora”, ka treguar ai.



