Pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit të njohur të muzikës "Kënga Magjike" që prej 20 vitesh ka qenë një nga kompeticionet më të ndjekura nga publiku. Në të ndër vite kanë konkurruar shumë këngëtar dhe çdo këngë që është kënduar në ‘Kënga Magjike’ është kthyer në një hit.

Pak ditë më parë u zbulua se pas shumë vitesh, reperi Stresi do të rikthehet në ‘Kënga Magjike’ me një balad dedikuar nënës ndërsa edhe këngëtarja Ronela Hajati pas 5 vitesh mungesë do të konkurrojë në këtë spektakël.

Ndërsa së fundmi ‘Prive’ ka mundur të zbulojë edhe disa nga emrat e njohur të artit që do të konkurrojnë në spektakël.
Flori Mumajesi, Klajdi dhe Bruno do të jenë pjesë e 'Këngës Magjike'. Gjithashtu, pas 3 vitesh mungesë, do të rikthehet këngëtari i njohur Ardit Çuni, si dhe këngëtari i hitit "Najher", Ylli Limani. Mbetet të zbulojmë emra të tjerë që do të vijnë si çdo vit me këngët e tyre të reja në këtë garë.



