Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 15:03

Tayna u vetëquajt 'Njerka' e repit, këngëtarja shqiptare e ofendon rëndë

Këngëtarja e njohur, Tayna, që prej daljes së saj të parë është komentuar gjatë nga mediat. Ajo arriti një famë të menjëhershme me këngët e saj dhe gjithashtu edhe me sherrin që pati me këngëtaren Rina për shkak se të dyja përdornin pseudonimin e njëjtë ‘Mami’.

Mirëpo ditën e djeshme, Tayna i ka habitur të gjithë teksa ka treguar se ka hequr dorë nga ky pseudonim dhe ka kërkuar që të gjithë ta thërrasin ‘Njerka’ e repit.

"Mamin e bonën bajat krejt tu e përdor, prej ktij momenti thirrëm 'Njerkë', sepse unë ta marr karierën dhe burrin gjithashtu."- shkroi Tayna në një postim.

Për këtë ndryshim ka reaguar së fundmi edhe këngëtarja Arta Memedi e cila nuk ka nguruar ta sulmojë reperen dhe ti thotë se ajo do të jetë gjithmonë e dyta.

"Dikush u nervozua. Qetësohu njerka, ke të drejtë. Gjithmonë ke për të qenë e dyta. Ti ke famën, por ai ti merr paratë. Unë i kam të dyja."- ka shkruar Arta në postim.