Disa ditë më parë këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta tregoi se më në fund familja e saj u bashkua pas shumë vitesh pasi bashkëshorti i saj Ermal Hoxha u lirua nga burgu.

Ajo publikoi një video teksa tregonte disa moment ku Ermali shfaqej së bashku me të bijën Hera. Siç duket këto janë ditët më të bukura për këngëtaren e cila nuk nguron që ta tregojë këtë gjë dhe në profilin e saj në Instagram.

Rezarta ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet së bashku me Ermalin në makinë teksa janë duke dëgjuar këngën ‘Çelësi i zemrës’. Rezarta shihet duke i puthur dorën, ndërkohë që i këndon Ermalit fjalët: “Tani do hap fletën e volumit tjetër që do nis me ty. Unë jetoj për ty”.




