Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 14:02

Ngriti temperaturat me fotot nga plazhi, por shihni sa i kanë kushtuar Marinës këto rroba banjo

Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi prej më shumë se dy javësh janë larguar nga Shqipëria dhe kanë vizituar disa nga vendet më ekzotike si Kuba, Miami dhe së fundmi Bahamas.

Ata kanë publikuar shumë foto ku kanë  ndarë me fansat çdo moment nga këto pushime përrallore. Ditën e djeshme, moderatorja e njohur ka ngritur temperaturat teksa ka publikuar një foto ku shfaqej me një palë bikini ngjyrë të bardh duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithë ndjekësve.

Fotot e saj u komentuan gjatë nga mediat dhe së fundmi është zbuluar dhe çmimi marramendëse veshjes së saj.

Faqja 'Whattheyëearin" në Instagram ka zbuluar çmimin e rrobave të banjës 'Dreamland Embellished' që ka veshur Marina. Ato kanë kushtuar plot 1,145€, ndërsa syzet e diellit të markës 'Anna-Karin Karlsson' kanë kushtuar 1,135€. Pra në total, moderatorja ka shpenzuar plot 2.280€ për look-un e saj të plazhit.