Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 13:01

Do t’ju iki truri, shihni koleksionin e këpucëve superluksoze të Lori Hoxhës

Lori Hoxha padyshim është një nga vajzat më me stil në showbizin shqiptar. Ajo është ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht foto duke treguar veshjet e shtrenjta .

Mirëpo së fundmi bukuroshja bjonde ka publikuar një foto ku ekspozonte veshjen e saj të radhës. Mirëpo në foton e saj ajo që ka tërhequr vëmendje kanë qenë raftet e panumërta me këpucë të Lori Hoxhës.

Në garderobën e saj, shihen këpucët e modeleve dhe markave të ndryshme që kanë lënë pa fjalë ndjekësit e fashionistes.