Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 13:01

Këngëtari shqiptar fton ish-gruan në dasmë, përgjigja e saj nuk pritej

Disa ditë më parë këngëtari i njohur i hitit "A thu",  tregoi në një intervistë për "Mirage" se do të ftonte në dasmën e tij me Afrona Dikën, ish gruan Teuta Krasniqi  me të cilën ka edhe një vajzë që quhet Tara.

Mirëpo ndonëse të gjithë u habitën nga kjo deklaratë, së fundmi vetë Teuta i ka dhënë një përgjigje Bleros lidhur me këtë ftesë. Ajo ka treguar se nuk do të marr pjesë në dasmën e tij pasi do të ishte e çuditshme, ndërsa ka rrëfyer se nëse Afrona do të bëjë një kanagjegj ajo do të jetë e pranishme.

“Nëse Afrona bën kanagjegj me qejf shkoj sepse kam mendim shumë të mirë për Afronën, ndërsa në dasmë do të ishte pak e çuditshme, kështu që do të merrem vesh me Afronën dhe nëse ajo bën kanagjegj do të jem aty. Ndërsa dasma mendoj se është për miq dhe familjarë dhe që unë të shkoja nuk besoj se do të ishte gjë e këndshme për asnjë. E rëndësishme është që Tara do të jetë në dasëm dhe me siguri do të jetë shumë e lumtur sepse ka raporte shumë të mira me Afronën”, është shprehur Teuta.