Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 13:01

Në muajin e mjaltit, dalin fotot me barkun e rrumbullakosur të Elita Rudit

Disa javë më parë reperi i hitit "Si Bugati", Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi i dhanë fund martesës së tyre në një ceremoni madhështore, e cila u diskutua gjatë nga mediat dhe mori vëmendjen e të gjithëve.

Por përveç dasmës, një vëmendjen të madhe mori dhe lajmi se moderatorja brune është në pritje të një fëmije. Mirëpo ndonëse të gjithë prisnin që gjatë dasmës të binte në sy barku i saj i fryrë, në fakt një gjë e tillë nuk ndodhi duke larguar kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë në një foto të publikuar së fundmi nga mediat, Elita është shfaqur me barkun e rrumbullakosur gjatë muajit të mjaltit dhe mendohet se ajo është në muajt e parë të shtatzënisë.