Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 12:12

Roberti tregon si e propozoi Norën për martesë dhe nuk është aspak siç e prisnim

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një nga çiftet më simpatik në showbizin shqiptar dhe komentohen gjatë për jetën e tyre. Së fundmi Roberti ka qenë pjesë e një interviste për "Revistën Class",  ku ka zbuluar diçka më shumë për marrëdhënien me Norën, por edhe se si i ka propozuar asaj për martesë.

Mirëpo ndonëse të gjithë kanë menduar se Roberti i ka bërë Norës një propozim si nëpër filmat romantik, në fakt nuk ka qenë aspak  e tillë.

“I thashë në këtë datë martohemi zemër dhe bëhu gati. Ata që ulen në gjunjë me unazë ndodhin vetëm në filma. Romantik mund të jesh gjithë jetën, por jo me ato skena”., ka treguar ai.

Por pavarësisht kësaj ai ka treguar se në shtëpi i vjen shumë në ndihmë Norës, pasi kujdeset për familjen si dhe gatuan për ta.

“Nuk i kemi të ndara gjërat, këto janë punët e grave dhe këto janë punët e burrave. Të gjitha i bëj përderisa është për të mirën e fëmijës dhe gruas sime”, u shpreh këngëtari.