Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 12:12

Nuk ka më dyshime, Loredana fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Loredana dhe Mozzik, janë komentuar muajt e fundit shumë në media pasi është aluduar se këngëtarja është në prije të ëmbël. Ndonëse ata nuk kanë dashur që ta bëjnë këtë gjë publike, në ditëlindjen e Mozzik, Loredana pranoi se ata shumë shpejt do të jenë tre.

"Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them", shkruante ajo në urimin për partnerin duke konfirmuar kështu se po presin një bebe.

Mirëpo edhe pse këngëtarja është përpjekur që ta mbulojë sado pak barkun e saj të fryrë, së fundmi në një video të siguruar nga “Prive”, Loredana është filmuar me barkun e rrumbullakosur teksa ka qenë duke blerë gjëra me reperin në një supermarket. Mendohet se bjondja simpatike është në muajin e fundit të shtatzënisë.