Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari së fundmi ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të lidhjes së saj dhe lindjes së vajzës Khloe. Ditën e sotme, Zaimina ka qenë e ftuar në emisionin “Pop Culture” ku ka treguar diçka më shumë për marrëdhënien që ka me bashkëshortin dhe se çfarë pëlqen më shumë tek ai.

“E adhuroj shumë si njeri, ambicia e tij, vendosmëria që ka, gjërat i bën me plane, jo si natyra ime. Dua t’í marr këto nga Klodi”.
“Po fizikisht çfarë të tërheq? e pyeti Kelvi.

“Do të thoja pas, por kam frikë se do të keqkuptohen. Po them, buzëqeshja fizikisht”, u shpreh Zaimina, ndërsa në studio shpërthyen të qeshurat.

Ajo tregoi gjithashtu se partneri i bën shumë komplimente, veçanërisht në publik:
“Komplimenti më i bukur… Kur jam me Klodin, që shkojmë bashkë në ndonjë event, ai shikon njëherë rreth e përqark gjininë femërore dhe thotë, zemra je më e bukura”.




