Moderatorja simpatike e "Top Channel", Fjoralaba Ponari ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që në daljen e saj të parë në ekran. Ajo ka qenë shumë e komentuar së fundmi në media, pasi të gjithë janë kurioz të zbulojnë emisionin e ri që do prezantohet nga ajo. Siç është përfolur Fjoralba pritet që të prezantojë bashkë me Ed Manushin dhe një serë moderatorësh të tjerë emisionin “E diell”.

Mirëpo përveç profesionit një kuriozitet të madh për publikun ka edhe jeta e saj private. Së fundmi ajo që ka tërhequr shumë vëmendjen është se moderatorja qenka në të vërtetë me origjinë Ruse.

Këtë gjë e ka zbuluar ajo në ‘Instastory’, ku ka publikuar një letër nga gjyshi i saj që është në gjuhën ruse.

"Një nga ato gjërat sentimentale nga të cilat nuk do heq dorë kurrë. Gjyshi e di më të mirën", shkruan Fjoralba në fund të postimit.




