Reperi njohur Noizy pak ditë më parë ka mbushur 32 vjeç. Ai ka festuar ditëlindjen dhe ka marrë një serë urimesh dhe suprizash nga ana e fansave dhe miqve.

Një nga surprizat më me vlerë dhe më të veçanta për reperin ka qenë e përgatitur nga fansja e tij më e madhe. Në një video të postuar në ‘Instastory’ ai ka publikuar një dhuratë domethënëse, ku shfaqen një serë fotosh që Noizy dhe vajza në fjalë kanë bërë ndër vitesh.

Mirëpo surpriza nuk mbaroi me aq. Pasi Noizy tregoi dhuratën e ktheu kamerën nga vetja dhe aty u shfaq vajza misterioze e cila i dhuroi reperit një puthje.




