Moderatori i njohur Adi Krasta është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, i cili prej disa vitesh ka qëndruar larg ekranit. Së fundmi Adi Krasta ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, ku ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim në ekranin e “News 24” me emisionin e tij të ri i cili titullohet ‘A’.

“Programi i ardhshëm do të jetë i folur, pra, nuk do të jetë spektakël siç mund të pritet. Në ‘News 24’ po ndërtohet një studio e re. Në qendër do të jetë fjala dhe aktualiteti”, – ka treguar moderatori.

Ndër të tjera Krasta ka treguar se është në diskutim për të realizuar edhe disa projekte të tjera që do të kenë lidhje me 'Fake News'.



