Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shtator 2018, 15:03

Dalin fotot: Luana dhe Krenari kapen nën shoqërinë e Marinës dhe Getit

Moderatorja e emisionit të njohur "Shiko kush luan",  Luana Vjollca prej kohësh është komentuar gjatë nga mediat për lidhjen me Krenar Çoçajn. Dyshja është kapur shumë herë mat, mirëpo asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre.

Ndonëse ata nuk duan që të dalin publikisht, të shumta kanë qenë fotot që vërtetojnë se janë në një lidhje. Së fundmi çifti i njohur është kapur mat në dasmën e famshme të Ledionit dhe Sarës. Në disa pamje të publikuara nga ‘Prive’, Krenari dhe Luana shfaqen së bashku me Marinën dhe Getin duke shijuar ceremoninë.

Kështu dy çiftet e famshëm janë fotografuar për herë të parë bashkë, duke vërtetuar në këtë mënyrë lidhjen e shumëpërfolur mes Luanës dhe Krenarit.