Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shtator 2018, 15:03

Madhështore: Ja pamjet nga ditëlindja e vajzës së Majlinda Bregut

Vajza e ish deputetes demokrate Majlinda Bregu, Keida, është një nga personazhet që ka tërhequr vëmendjen e të mediave për shkak të pamjes së saj dhe fotove provokuese që publikon herë pas here në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme Keida ka festuar ditëlindjen me një festë madhështore, e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Në ditëlindjen e 20, bukuroshja brune ka vendosur të organizojë një festë luksoze ku të pranishëm kanë qenë miqtë dhe familjarët e saj.

Në fotot e publikuara prej saj në ‘instastory’ tregon zbukurimin mjaft të kujdesshëm të ambientit, por edhe fishekzjarrët që kanë mbuluar qiellin kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.