Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shtator 2018, 14:02

Momente nga dasma, këto foto të Sarës dhe Londonit do t’ju zbukurojnë ditën

Dasma madhështore e moderatorit Ledion Liço dhe Sara Hoxhës ishte një nga ceremonit më të diskutuara së fundmi në media. Ndonëse u zhvillua një muaj më parë, Sara vijon ende të publikojë pamje nga ceremonia magjike që u zhvillua në Komo të Italisë.

Së fundmi ajo ka postuar një foto shumë të ëmbël, ku shfaqet së bashku me vogëlushin e saj London pak përpara dasmës. Në këto foto të bukura Sara shfaqet e veshur me fustanin e bardhë ndërkohë që London qëndron pranë saj i veshur me kostum

“Mami dhe Dondon”, shkruan Sara bashkëngjitur fotos, së shoqëruar me emojit e zemrave.