Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shtator 2018, 13:01

Direkt pas dushit, këngëtarja e njohur shfaqet në aeroport me robdeshambër dhe shapka

Këngëtarja e njohur e hitit "Bodak Yellow" është kthyer në një ndër personazhet më të përfolur në media. Reperja ‘Cardi B’ vetëm pak javë më parë u bë kryeqendra e lajmeve pas sherrit të bujshëm me reperen Nicky Minaj.

Mirëpo së fundmi ajo i ka habitur të gjithë teksa është shfaqur në aeroport e veshur vetëm me një robdeshambër dhe shapka. Nga fotot e publikuara nga mediat e huaja Cardi dukej sikur sapo kishte dal nga dushi ndërkohë që fansat e saj kanë ngelur të habitur.

Siç u mësua ajo po shkonte direkt në New York për të marr pjesë në eventin e rëndësishëm ‘Billboard’s R&B’, ku shkëlqeu me paraqitjen e saj.