Ditën e djeshme u përfol gjatë në të gjitha mediat deklarata e papritur e këngëtares Rovena Stefa, e cila pas një diskutimi me fansat publikoi një foto ku shkruante se ishte super e virgjër.

Kjo gjë bëri bujë në të gjitha portalet dhe shumë nga ndjekësit e saj vijuan ta pyesnin këngëtaren e hitit “Unaza” lidhur me këtë temë, një prej tyre madje i propozoi për martesë.

Mirëpo diskutimi nuk mbaroi me kaq, pasi vetë Rovena vijoi të publikonte mesazhet që i binin në inbox, ku një prej fansave të saj i ofroi një shumë të majme këngëtares nëse ajo ishte e virgjër.

"Nëse ti je e virgjër, të ofroj 5000 euro”, i kishte shkruar ai, ndërkohë që Rovena ju përgjigj: “Bëji gati se u dogje”.




