Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shtator 2018, 12:12

Luana zëvendëson Manushin dhe Gentin, zbulohen partneret e rinj të emisionit

Mbrëmjen e sotme starton emisioni shumë i dashur për publikun "Shiko kush luan" i cili prezantohet edhe këtë vit nga moderatorja simpatike Luana Vjollca.

Mirëpo siç duket ashtu si shumë emisione dhe në “Shiko kush luan” do të kemi ndryshime të mëdha në këtë sezon. Siç ka lajmëruar së fundmi Luana, ajo do të vijojë që edhe këtë sezon të jetë autore e emisionit, por përkrah saj nuk do të shfaqet më Ed Manushi dhe Gent Hazizaj.

Që nga kjo mbrëmje, përkrahë Luanës në rolin e kapitenëve të skuadrave do të jenë, aktori i njohur i humorit Florian Binaj dhe ish banori i BB Adi Pojani.