Reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana janë një nga çiftet më simpatik të showbizit shqiptar. Ata prej disa vitesh janë së bashku dhe kanë qenë shumë të komentuar nga mediat pasi përflitet se Loredana është në pritje të ëmbël.

Ndonëse deri tani çifti kishte preferuar ta mbante këtë lajm larg vëmendjes së publikut, ditën e djeshme në ditëlindjen e Mozzik, Loredana ka pranuar publikisht se shumë shpejt ata do të bëhen prindër.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku ka uruar reperin për 23 vjetorin e lindjes dhe në të ka zbuluar se shumë shpejt ata do të bëhen tre.

"Gëzuar ditëlindjen Mozzik, përveç se je bashkëshorti im, ti je shoku im më i mirë. Në çdo njeri dua të ndryshoj diçka, por tek ti jo, për mua ti je perfekt. Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them. Përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen”- ka shkruar ajo.




