Nga Shqipëria / E Premte 28 Shtator 2018, 19:07

Adelina Tahiri nuk kursehet fare, i blen vetes dhurata me çmime marramendëse

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është një nga personazhet që përflitet shumë herë për jetën e saj luksoze. Ajo një muaj më parë u bë nënë për herë të parë dhe që prej asaj kohe i është përkushtuar djalit duke lënë pas veten e saj.

Mirëpo së fundmi ajo ka treguar në profilin e saj në ‘Instagram’ se ka blerë disa dhurata të shtrenjta. Ajo që ka rënë në sy është se të gjitha rrobat dhe aksesorët që këngëtarja ka blerë janë të firmave më të fundit.

Adelina ka zgjedhur rroba të firmave si Fendi, Balenciaga e Louis Vuitton për të freskuar gardërobën e saj të vjeshtës.