Dy aktorët e njohur turk, Cansu Dere dhe Kivanc Tatlitug të cilët janë bërë të njohur në vendin tonë për rolet që kanë luajtur si Zejnep tek seriali ‘Nënë’ dhe Xhesuri tek seriali ‘Xhesuri dhe e bukura’ kanë pasur një konflikt së fundmi.

Aktores së njohur i është propozuar që të luaj përkrahë aktorit simpatik në një serial të ri, por ajo pasi ka lexuar skenarin ka refuzuar që të luaj si partnerja e Xhesurit në këtë serial.

"Nuk e shikoj të përshtatshëm për mua", ka thënë ajo për rolin që ju ofrua të kishte në serialin e ri që do të jetë i ngjashëm me 'Prison Break'. Ndërkohë, aktori mbetet ende në kërkim të partneres së përshtatshme për rolin në serial.



