Nga Shqipëria / E Premte 28 Shtator 2018, 18:06

U kap mat me Chris Brown në hotel, Rita Ora flet për lidhjen me reperin

Pak ditë më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe reperi me famë botërore, Chris Brown janë në një lidhje. Dyshja u kap në Milano nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më pas u përfol nga mediat e huaja se e kishin kaluar natën bashkë në një hotel.

Mirëpo lidhur me këto lajme vetë këngëtarja dhe reperi deri më sot nuk kishin reaguar, duke i lënë fansat dhe mediat të bëhen kurioze. Por pak më parë, Rita nëpërmjet një postimi në Instastory ka treguar se lidhja mes saj dhe Chris nuk është e vërtetë.

Ajo ka publikuar një video ku ka etiketuar të dashurin e saj Andrew Watt, dhe duke treguar në këtë mënyrë se vazhdon e lumtur romancën me muzikantin e njohur.