Nga Shqipëria / E Premte 28 Shtator 2018, 17:05

Pas ndarjes nga Kejsi, ky reagim i Stresit nuk pritej

Prej disa ditësh në media është diskutuar gjatë ndarja e papritur e reperit Stresi nga e fejuara Kejsi. Dyshja pak para dasmës fshin të gjitha fotot që kishin së bashku nga rrjetet sociale dhe madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Mirëpo lidhur me këto lajme, vet reperi nuk ka reaguar këto ditë duke i lënë të gjithë mediat të flasin. Stresi ka vendosur që ditën e sotme të publikoi një foto duke dhënë një mesazh për Kejsin dhe të gjithë fansat kanë menduar se në këtë mënyrë ai ka konfirmuar se ata i kanë dhënë fund fejesës.

Ai ka publikuar një foto me shpinë, ku përmbi bluze shkruhej: “Mos i beso askujt”, duke treguar kështu zhgënjimin ndaj të tjerëve.