Dhurata Dora këngëtarja e hitit "Jake jake" publikon vazhdimisht këngë që kthehen menjëherë në hite. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe pëlqehet shumë nga publiku. Dhurata komentohet gjatë për shkak të formave trupore dhe pozave seksi që bën herë pas herë në Instagram.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e pranishme në një koncert, ku të gjithë njerëzit kanë ngel pa fjalë nga lëvizjet seksi të Dhuratës. Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Dhurata shfaqet duke bërë twerk dhe duke dredhur të pasmet përpara një mashkulli.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë reagimi epik i djalit. Ai është hutuar teksa ka parë të pasmet seksi të këngëtares dhe në një moment shihet duke kapur kokën me duar.





