Këngëtarja e njohur e hitit "Unaza" është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun që me këngët e saj ka arritur të bëhet shumë e njohur dhe të marr shumë klikime në Youtube. Ajo së fundmi është komentuar gjatë nga mediat, pasi deklaroi se është ende e virgjër.

Njëri nga ndjekësit e ka pyetur këngëtaren se në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë. Rovena i është përgjigjur duke e pyetur se përse është i interesuar: “Pse do martohesh me mua?”, i thotë ajo.

Pas të gjithë këtij diskutimi, Rovena publikoi një foto në ‘Instagram’, ku deklaroi se është super e virgjër.
"Te gjithë atyre që janë bërë merak për virgjërine time, ju them, merruni me virgjërinë e shpirtit tuaj P.S. Unë jam super e virgjër."

Të njëjtën foto ajo e publikoi edhe në Instastory, ku i bëri pyetjen e çuditshme ndjekësve të saj: "A ju dukem e virgjër?"

Të shumta ishin përgjigjet që u dyndën në llogarinë e këngëtares, mirëpo njëri prej ndjekësve i ka propozuar asaj për martesë. "Në qoftë se je e virgjër, martohemi direkt bashkë, si thua?"- e pyeste fansi.




