Enca është një ndër këngëtaret më të komentuara nga mediat rozë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe çdo postim i saj komentohet dhe merr vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi këngëtarja ka lajmëruar se është drejt përfundimit të këngës së saj të re. ‘Kujt po i han’ titullohet kënga e cila pritet të publikohet shumë shpejt.

Mirëpo siç duket Enca pas përfundimit të xhirimeve ka ndërmend që të festojë ditëlindjen e saj jashtë Shqipërisë. Këngëtarja seksi ka treguar në ‘Instastory’ se ka filluar përgatitjet për 23 vjetorin e lindjes.

“Këtë ditëlindje do të dëshiroja ta festoja në Paris”, ka shkruar Enca pranë postimit të saj duke treguar vendin përrallor ku do të udhëtojë.




