Nga Shqipëria / E Premte 28 Shtator 2018, 15:03

Pak para ditëlindjes, Enca zbulon vendin përrallor ku do festojë

Enca është një ndër këngëtaret më të komentuara nga mediat rozë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe çdo postim i saj komentohet dhe merr vëmendjen e  të gjithëve. Së fundmi këngëtarja ka lajmëruar se është drejt përfundimit të këngës së saj të re. ‘Kujt po i han’ titullohet kënga e cila pritet të publikohet shumë shpejt.

Mirëpo siç duket Enca pas përfundimit të xhirimeve ka ndërmend që të festojë ditëlindjen e saj jashtë Shqipërisë. Këngëtarja seksi ka treguar në ‘Instastory’ se ka filluar përgatitjet për 23 vjetorin e lindjes.

“Këtë ditëlindje do të dëshiroja ta festoja në Paris”, ka shkruar Enca pranë postimit të saj duke treguar vendin përrallor ku do të udhëtojë.