"Top Show Magazine" është një nga emisionet më të ndjekur në ekranin e ‘Top Channel’. I prezantuar nga Alban Dudushi dhe dy opinionisët, Albana Osmani dhe Ervin Kurti, ‘Top Show Magazin’ u kthye në një nga emisionet më të pëlqyer nga publiku dhe kjo pasi intervistoheshin emra të njohur të ekranit.

Mirëpo sipas informacioneve të fundit është mësuar se ‘Top Channel’ ka vendosur të mbyll përfundimisht këtë emision, ndërsa ‘Top Show’ do të transmetohet vetëm të martave në orën 22:00 dhe do të prezantohet vetëm nga Dudushi.

Kujtojmë se pak javë më parë vetë gazetari Ervin Kurti lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e këtij program nëpërmjet një postimi ku falenderoi gjithë bashkëpuntorët e tij. Ndërsa për moderatoren Osmani ende nuk dihet se çfarë do të bëhet.





