Nga Shqipëria / E Premte 28 Shtator 2018, 14:02

Surprizë, ish-banori i BB bëhet spiker lajmesh

Një nga banorët më të komentuar të edicionit të 3 të  “Big Brother Albania” ka qenë Erion Zeqiraj i cili në atë kohë tërhoqi vëmendjen e mediave dhe u përfol gjatë për lojën e tij, por edhe për lidhjen me Bertinën.

Mirëpo siç duket së fundmi, Erjoni ka vendosur që ti rikthehet pas 10 vitesh studios së lajmeve. Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar se shumë shpejt do të jap lajmet në ‘Tema Tv’.

"Televizioni është një nga pasionet e mia dhe si diçka që e ke pasion, nuk është e lehtë të largohesh prej saj. Mendova t’i rikthehesha dhënies së lajmeve pas 10 vitesh, sepse është diçka që më ka pëlqyer gjithmonë, pra, informimi dhe zhvillimet apo ngjarjet e ndryshme në vend apo botë. Mendoj se ky ishte momenti i duhur pas një pauze prej dy vitesh punë në televizion për të rifreskuar imazhin. Gjithashtu, edhe për t’u shfaqur pak ndryshe nga sa njerëzit më kujtojnë, nëpërmjet emisioneve apo programeve të ndryshme televizive ku unë kam marrë pjesë.

"Të them të drejtën, si lajmet, si emisionet kanë emocion dhe adrenalinë. Në emisione jam më shumë Erion, kurse në lajme mundohem t’i transmetoj informacionet në mënyrën time, por pa dalë shumë nga korniza e formales. Në studion e lajmeve të duket vetja i mbyllur, vetëm ti dhe lajmet, kurse në emisione, si i zoti i shtëpisë që ke ftesa dhe biseda për të ndarë me miqtë çdo ditë. Besoj në këtë moment po shijoj pak qetësinë e të jetuarit unë edhe lajmi."- është shprehur Erioni.