Nga Shqipëria / E Premte 28 Shtator 2018, 14:02

Lamtumirë Morena, miliarderi iranian tregon femrën e ëndrrave dhe qenka një super yll

Morena Taraku prej disa muajsh është komentuar gjatë në media për lidhjen me miliarderin iranian, Sasha Sobah. Dyshja menjëherë sapo lidhja e tyre u bë publike, i dha fund marrëdhënies duke i thënë njëri-tjetrit një sërë akuzash.

Mirëpo aty ku të gjithë mendonin se dyshja ishte ndarë përfundimisht, Sasha publikoi na ‘instastory’ një foto ku shfaqeshin këmbët e Morenës dhe tatuazhi i saj i famshëm ‘Trust kills’. Pas kësaj fotoje të gjithë mediat shkruan se ata ishin rikthyer,  mirëpo siç duket një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Së fundmi miliarderi iranian ka publikuar një foto ku ka treguar femrën e  ëndrrave. Në të shihet një vajzë brune me sytë  jeshil që ka një bukuri shumë natyrale.