Viola Spiro ka tërhequr vëmendjen e publikut që në daljen e saj të parë në ekran. Ajo tashmë është një nga moderatoret më të suksesshme të sportit e cila komentohet gjatë nga mediat.

Ditën e sotme bukuroshja bjonde feston ditëlindjen, por të gjithë janë habitur nga mosha e saj. Ndonëse ajo duket shumë e vogël mësohet se moderatorja ka lindur në 28 shtator të vitit 1988 dhe sot ka mbushur plotë 30 vjeç.

Viola ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku shfaqet me një tortë dhe një gotë verë në dorë duke treguar se është vajza e ditëlindjes.




