Prej disa vitesh këngëtarja, Dafina Zeqiri, u largua nga Shqipëria dhe u zhvendos në Amerikë ku dhe ndoqi karrierën e saj atje.

Mirëpo disa javë më parë ajo vizitoi Kosovën dhe Shqipërinë dhe u rikthye fuqishëm duke publikuar 2 këngë që u kthyen në superhite dhe duke bërë një serë koncertesh.

Por prej disa ditësh ajo është zhvendosur në Turqi, ku dhe po kalon disa ditë pushimi. Dafina ka vendosur që të heq dorë për disa kohë nga fotot provokuese dhe seksi dhe ka pozuar përpara xhamisë e mbuluar me shami.




