Nga Shqipëria / E Premte 28 Shtator 2018, 12:12

I çmendi të gjithë me këtë pozë, po ky detaj i photoshopit e nxjerr zbuluar Luanën

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është një ndër personazhet më të dashur për publikun dhe në rrjetet sociale numëron shumë ndjekës. Ajo është shumë aktive në ‘Instagram’ dhe vazhdimisht publikon foto nga jeta e saj e përditshme.

Këto foto pëlqehen shumë nga të gjithë, por ka dhe nga ata të cilët nuk ngurojnë që ta kritikojnë Luanën. Së fundmi në një foto të publikuar nga moderatorja fansat kanë vënë re një detaj në belin e saj dhe e kanë akuzuar atë se ka përdorur photoshop.

Të shumta janë komentet në foto që i thonë "Çfarë i ke bërë photoshopit tek beli, e ke bërë të vdekur fare photoshopin", "Hajde photoshop hajde", "Fshije photoshopin ose të paktën kur ta përdorësh bëje që të mos duket shumë, se nuk e beson njeri atë."

Pavarësisht komenteve të shumta, Luana ka vendosur që të mos reagojë lidhur me këto komente dhe as nuk ka kthyer përgjigje as i ka fshirë ato.