Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shtator 2018, 19:07

Ka miliona euro, por shihni çfarë telefoni përdor Modriç

Luka Modriç është një nga lojtarët që ka tërhequr shumë vëmendjen e  mediave që pas këtij Botërori. Ai shkëlqeu me lojën e tij dhe arriti që së bashku me skuadrën e Kroacisë të mbërrinin deri në finale, ku dhe më pas u shpall dhe lojtari më i mirë në botë nga FIFA.

Në ceremoninë e organizuar nga FIFA, ai parakaloi në tapetin e kuq, por ajo që i tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave ishte celulari që Modriç po  përdorte. Ndryshe nga lojtarët e tjerë që kanë tipin e fundit të Iphone dhe Samsung, Modriç u paraqit me një Iphone 5s.

Ndonëse ai fiton 7 milion euro në sezon, duket qartë që 33 vjeçari nuk është aspak i dhënë pas gjërave material dhe këtë gjë e ka treguar shumë herë.