Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shtator 2018, 18:06

Një kopje e Kim, nuk keni për ta njohur këngëtaren shqiptare me pamjen e re

Këngëtarja e hitit "Culo", Fjolla Morina është konsideruar si një nga femrat më seksi në showbizit shqiptar. Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me fotot seksi, ku bien në sy format e saj bombastike, por edhe ngjashmëria e madhe që ka me yllin e “Keep up with the Kardashians”, Kim.

Ato kanë afërsisht tipare të ngjashme dhe shumë herë ngatërrohen me njëra-tjetrën. Së fundmi në një foto të publikuar në ‘Instastory’, Fjolla ka treguar se ka bërë një ndryshim në pamje dhe të gjithë e kanë ngatërruar atë me Kim Kardhashian.

Ajo i ka lyer flokët bjonde dhe në pamje të parë të gjithë i kanë ngatërruar pasi kanë menduar se Fjolla ka postuar një foto të Kim-it.