Këngëtari shumë i dashur për publikun Kastro Zizo pak ditë më parë lajmëroi se së bashku me këngëtarin, Robert Berisha dhe Eneda Tarifa, do të sjellin një këngë e cila me siguri do të kthehet menjëherë me një hit.

Mirëpo siç duket përveç muzikës, Kastro së shpejti do të sjellë dhe një emision të ri televiziv i cili do të prezantohet nga vetë Kastro. Në një intervistë për Panorama Plus, këngëtari i njohur ka zbuluar diçka më shumë për këtë projekt.

“Po, më gjen në një ekran të ri shumë të dashur për publikun që nuk mund ta zbuloj ende. Dhe më gjen si diçka që di ta bëj sikur pi birrën” – tha Kastro.




