Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shtator 2018, 17:05

Pushimet luksoze në Bahamas, dalin momentet nga shtrati të Marinës dhe Getoarit

Çifti i njohur i showbizit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, prej disa ditësh janë larguar për pushime. Në fillim ata pushuan në Kuba dhe më pas vizituan Miamin. Ndërsa tani dy të dashuruarit po festojnë përvjetorin e parë të martesës në Bahamas.

Ata kanë publikuar shumë postime duke treguar se janë duke i shijuar në maksimum këto pushime. Pak më parë moderatorja simpatike ka publikuar një video në ‘Instastory’ duke i uruar të gjithë fansave të saj ‘Mirëmëngjesi’.

Në të shihet Marina duke filmuar veten e saj teksa çohet nga krevati dhe shkon tek ballkoni për të treguar pamjen përrallore që i ofron hoteli.