Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shtator 2018, 16:04

Këtë videon ku Chiara Ferragni i flet shqip të birit nuk duhet ta humbisni

Chiara Ferragni  është një ndër blogeret më të njohura në botë. Italianja e njohur ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe së fundmi është komentuar gjatë nga mediat për shkak të dasmës madhështore që bëri me partnerin e saj Fedez.

Siç dihet blogerja dhe këngëtari i njohur janë prindër të një djali të vogël që quhet Leo. Së fundmi një video e  shpërndarë prej Chiarës në instastory ka marrë vëmendjen  e të gjithëve pasi në të blogerja i flet shqip vogëlushit të saj.

Teksa është duke e ushqyer, Chiara në fillim i thotë “Bravo” Leos dhe më pas dëgjohet duke I thënë “shumë mirë”. Nuk dihet nëse ajo I ka folur me të vërtetë shqip apo është thjesht një iluzion akustik.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Jonathan (@jonathanlynx34) on