Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Greta Koçi, ditën e djeshme festoi ditëlindjen. Ajo mbushi 27-vjeç dhe që në orët e para të mëngjesit është surprizuar me një buqetë të madhe me lule.

Mirëpo festa nuk mbaroi me aq, pasi Greta së bashku me familjarët dhe miqtë kanë festuar ditën e djeshme në një festë madhështore. Në fotot e publikuara prej saj në 'Instagram' shihet ambient i dekoruar mjaft bukur ku mbizotëronte ngjyra rozë.

Ajo dhe miqtë e saj janë dëfryer deri në orët e para të mëngjesit dhe nuk kanë ngurruar që këto moment t'i ndajnë edhe me fansat.




