Gazetari dhe moderatori i njohur, Drini Zeqo, prej kohësh është një nga figurat më të rëndësishme në televizionin ‘Klan’. Përveç se është i angazhuar në emisionin ‘Opinion’, Drini është edhe spiker në ‘Tv Klan’.

Mirëpo ndonëse është një nga meshkujt që pëlqehet më shumë nga gjinia femërore, Drini është i rezervuar për jetën e tij personale duke bërë që të gjithë të mendojnë se është beqarë.

Së fundmi, Drini është kapur mat në plazh së bashku me një femër. Në disa foto të publikuara nga 'Panorama Plus' shihet se Drini është duke pushuar së bashku me një vajzë e cila është e panjohur për publikun.

Dyshja dukej që tregonin mjaft kujdes ndaj njëri-tjetrit, ku vajza e lyente Drinin me krem plazhi, ndërsa Drini e shoqëronte vajzën me sy në çdo lëvizje që bënte.




