Këngëtarja e hitit "Ndarja" është një ndër personazhet më të komentuar në media. Ditët e fundit ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas ndarjes nga këngëtari i njohur Seldi. Mimoza Shkodra nëpërmjet një videoje tregoi se pavarësisht se i dha fund fejesës, është shumë e lumtur dhe ka vazhduar jetën e saj.

Mirëpo siç duket së fundmi, bukuroshes brune i ka dal një problem pasi njëri nga organizatorët e koncerteve ku ajo këndon nuk i ka dhënë pagesën. Nëpërmjet një postimi në instagram, ajo ka treguar për të gjithë fansat se nuk do të jetë e pranishme në një koncert, pasi organizatori i këtij klubi nuk i ka kryer detyrimet.

“Të dashur fansa në Tiranë, në këtë event unë nuk do të jem e pranishme, pasi organizatori i këtij club-i nuk i ka kryer obligimet e kërkuara! Shihemi së shpejti në Tiranë herë të tjera”, shkruan këngëtarja.



