Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shtator 2018, 14:02

Prestigjiozes 'The Sun' i ikën truri nga garderoba miliona dollarëshe e Shaqirit

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të komentuar në mediat e huaja. Ai ka tërhequr vëmendjen e mediave që në daljen e tij të parë në skuadrën e Zvicrës dhe prej vitesh është një ndër futbollistët më të kërkuar që nuk nguron ta thotë hapur origjinën e tij.

Jeta private e Shaqirit është në vëmendje të mediave të huaja dhe së fundmi prestigjiozja britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull futbollistit, ku flitet për shpenzimet marramendëse që Shaqiri bën për garderobën e tij.

Sipas “The Sun”, Xherdani është një ndër futbollistët e veshur më e stil dhe gjithmonë dallon për zgjedhjet e tij, të cilat përbëhen nga markat e famshme si Louis Vuitton dhe Tom  Ford, që ushtojnë me mera euro.

Pak më poshtë janë renditur disa nga veshjet më të shtrenjta të futbollistit.