Moderatorja, Fjoralba Ponari, është një nga prezantueset e cila tërhoqi vëmendjen e mediave që në daljen e saj të parë në ekranin e Top Channel. Mirëpo ndryshe nga sa prisnin të gjithë këtë sezon televiziv Fjoralba nuk do të prezantojë ‘Procesin Sportiv’, pasi ai do prezantohet nga Nevina Shtylla.

Por është lajmëruar se bukuroshja bjonde nuk do të mbetet pa një emision këtë sezon dhe të gjithë janë kurioz për të ditur se çfarë program do të drejtojë. Fansat kanë filluar të pyesin vazhdimisht moderatoren se çfarë program do të prezantojë dhe ajo u ka kthyer të gjithëve përgjigje duke shpërndarë një foto në instastory.

Në të shihet Fjoralaba duke prezantuar në ‘The voice Kids’, duke treguar kështu se ajo do të vijë sërish në këtë edicion të ‘The Voice’, ose do të prezantojë një emision me fëmijë.





