Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shtator 2018, 13:01

Përlotën shqiptarët me historinë prekëse, Samir Mane i vjen në ndihmë familjes Shima

Prej disa ditësh në emisionin investigativ “Stop” është transmetuar historia prekëse e familjes Shima, të cilët prej  vitesh jetonin në varfëri ekstreme. Tre vogëlushët me lot në sy treguan se në shkollë shokët dhe mësuesja i keqtrajtonte dhe se gjithçka që ëndërronin ishte ushqim, një banesë dhe libra për në shkollë.

Ëndrra e tyre është realizuar, pasi biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane, ka lajmëruar se do t’i vijë në ndihmë familjes nga Kashari. Mane ka premtuar se do të ndërtojnë një shtëpi për këtë familje, do t’i ndihmojnë ata me çfarëdo që t’i nevojitet dhe madje do punësojë kryefamiljarin dhe do blejë për fëmijët të gjitha mjetet shkollore.