Ana Lika është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është shumë spontane dhe me batuat e saj ka bërë për vete të gjithë publikun. Ana është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi i ka dhënë mundësi fansave që t'i bëjnë disa pyetje.

Në një nga pyetjet që fansat i kanë drejtuar, e kanë pyetur se kur ka ndërmend që të martohet. Ajo nuk ka nguruar dhe duke postuar një foto me fustan të bardhë ka treguar se ka gjithçka gati për t’i dhënë fund beqarisë.

"Për vitin tjetër është gati çdo gjë, lokali, orkestra, fustani, të ftuarit. Burrin s'e kemi kontaktuar akoma."- shkruan Anna me humor, duke lënë të kuptohet se po bënte shaka.





