Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj maqedonas, Serjoza Markov, kanë qenë një nga dyshet më të komentuar së fundmi në media. Ata kanë plotë 3 vjet që janë në nj lidhje, por këtë vit u kthyen në kryefjalën e mediave pasi kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë.

Një muaj më parë çifti u bë për herë të parë prindër, të një djali që e quajtën Jon. Mirëpo ditën e sotme ata festojnë përvjetorin e tretë të lidhjes dhe sigurisht nuk mund të mungonin edhe surprizat nga ana e burrit të saj.

Serjoza e ka surpizuar Adelinën duke i blerë asaj një kuti me trëndafila të kuq, një gjest shumë romantik nga ana e tij.




