
Disa kohë më parë çifti i njohur i showbizit, Seldi dhe Mimoza u komentuan gjatë në media, pasi u përfol se i kishin dhënë fund fejesës. Gjithë fjalët nisën pasi dyshja i fshiu të gjitha fotot dhe postimet që kishte së bashku.
Një javë më parë, këngëtari i njohur Seldi në spektaklin ‘Dance with me’, ka pranuar publikisht se ai dhe Mimoza i kishin dhënë fund fejesës. Ky lajm bëri bujë dhe u diskutua gjatë në të gjitha mediat rozë.
Mirëpo vetë këngëtarja e njohur Mimoza nuk kishte bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë lajm. Por ditën e djeshme i ka habitur ndjekësit teksa nëpërmjet një videoje ka treguar gjendjen e saj.
Në këtë postim Mimoza shfaqej duke kërcyer, duke treguar kështu se pavarësisht ndarjes ajo do vazhdojë e lumtur jetën e saj.